Balla tregon a i druhet mazhoranca sanksioneve të SHBA. Escobar në Tiranë? Një vizitë e planifikuar

SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive.

Superfuqia e botës ka paralajmëruar sanksione ndaj të gjithë zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor që janë përfshirë në korrupsion.

Pyetjes nëse mazhoranca i fikësohet këtij vendimi, Taulant Balla i dha këtë përgjigje.

Balla: Kam përshëndetur sot vendimet e Departamentit të Thesarit për të vendosur nën sanksione financiare elementë që destabizliiojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan por janë dhe burim i korrupsionit. Arsyja e vendosjes së bandës kriminale Zvonko Vesellinoviçit lidhet edhe me finacime të partive të caktuara politike në fushata elektorale dhe trafiqet në dy anët e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në veri të Kosovës.

Ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit e publikuar nga binden është vijim i veprimeve të mëparshme të marra nga administrata Biden për të goditur përfaqësues të politikës të lidhur me korrupsionin por edhe elementë të cilët destabilizojnë paqen dhe stabilitetin kudo në botë, për ne ka rëndësi Ballkani.

PS jo vetëm e përshëndet por është e vetmja forcë politike në këtë vend që ka vendosur një standard të pamohueshëm në politikë. Kur çdo përfaqësues i saj është vendosur nën një akuzë për korrupsion apo vepra të tjera penale PS ka hequr çdo lloj mbështetje dhe do të vazhdojë të heqë çdo mbështetje për këdo.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar po qëndron sot në Tiranë.

Vizita e tij vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të PD të thirrur nga Berisha, i shpallur non grata nga SHBA.

Balla thotë se vizita e Escobar ka shumë kontekste por pa harruar që është një vizitë e planifikuar në kuadër të një turi në rajon.

Balla: Vizita e Escobarit ka shumë kontekste por është një vizitë edhe e planifikuar në kuadër të një turi ballkanik. Për ne rëndësi ka që marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mirë politik dhe diplomatik me një shkëmbim të shkëlqyeshëm të vizitave.