Escobar mbërrin në selinë PD, ja momenti
Në orën 11: 53 minuta zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar mbërriti në selinë e PD-së për tu takuar me kryetarin Lulzim Basha.
Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Në selinë PD u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Ndërsa në zyrë krah kryetarit Basha janë dhe 4 nënkryetarët: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Alfred Rushaj.

Vizita vjen në një moment kur PD është e përçarë dhe janë planifikuar të mbahen dy kuvende.
Pas takimit pritet që Escobar të ketë një prononcim të shkurtër për median.
Ja çfarë u tha në takim

Ambasada e SHBA-se informoi se Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
"Në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor."



Foto: LSA

