Vetëvritet influencuesja 22-vjeçare serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 14:25
Influencuesja e njohur serbe, Kristina Kika Gjukiq ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, 8 dhjetor, ndërsa lajmin e hidhur për vdekjes e saj e ka dhënë mikesha e saj, Laura Teshanoviq.
Sipas medieve serbe, dyshohet se 22-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, por ende nuk dihet mënyra se si i ka dhënë fund jetës.
Kristina kishte një kanal në Youtube me rreth 630 mijë abonentë.
“Me keqardhjen tonë të madhe, më duhet t’ju informoj se Kika nuk është më mes nesh. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën… Të dua Kiko, përgjithmonë, u prehsh në paqe”, shkruhet në llogarinë e shoqes së Kikës në Instagram.
