Gjobat 1 mln lekëshe revoltojnë bizneset e Llixhave: E padrejtë, do e çojmë në gjyq
Bizneset e Llixhave të Elbasanit kanë protestuar të enjten duke kundërshtuar disa gjoba për përdorimin e ujërave termale pa leje të posaçme. Ata thonë se gjobat jo vetëm se janë të larta por edhe të padrejta, ndaj lajmëruan padi në gjykatë.
Gjoba prej 1 milionë lekësh të reja për pronarët e disa bizneseve në zonën e Llixhave, i ka nxjerrë në protestë këta të fundit.
Bizneset janë gjobitur për shfytëzimin e ujërave termalë pa leje, akuzë të cilën e mohojnë.
Thonë se kanë aplikuar për leje prej 2018, por nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
"Në 2018 na thanë do prisni se do shqyrtohen mbledhjen e ardhshme. Që atëherë presim dhe nuk morëmn përgjigje."
Ata shprehen se në rast se nuk do të ketë zgjidhje për këtë situatë, çështjen do e çojnë në Gjykatë.
"Do ta çojmë në gjykatë."
Zona e Llixhave në bashkinë e Elbasanit njihet për ujërat termalë dhe turizmi i cili zhvillohet këtu është kryesisht kurativ, ndërsa ato shkojnë çdo vit qindra qytetarë.
