Çmimi i energjisë nuk ndryshon për qytetarët
Çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për familjarët dhe biznesin e vogël. Për të siguruar furnizimin me energji të këtyre dy kategorive, ministrja Balluku informoi se qeveria ka miratuar një projektvendim, i cili i vendos në dispozicion Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare mekanizmat ligjorë që i japin të drejtë të marrë me qira asete gjeneruese termike të energjisë, të shkëmbejë dhe depozitojë apo kryejë transaksione të shitblerjes së energjisë në tregun e lirë.
Në bazë të ndryshimeve ligjore, KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë FSHU-në me të gjithë sasinë e nevojshme për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të tregut të rregulluar, që është grupi i abonentëve familjar dhe biznesi i vogël, sipas çmimit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e shoqërisë.
Balluku: Ne kemi kaluar 2 akte shumë të rëndësishme. I pari për një ndryshim të disa indikatorëve të OSHEE, që kanë të bëjnë me tërmetin e 26 nëntorin, më pas me pandeminë dhe padyshim me krizën energjetike. Gjithashtu vendim edhe në drejtim të lehtësimit të pasojave të krizës energjetike. Akti i dytë që është edhe akti më i rëndësishëm i kaluar për sot që prek të gjithë qytetarët. Theksoj faktin që nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Këtë qeveria e ka siguruar që në muajin Tetor. Sot kemi kaluar një ndryshim në projekt vendimin për kushtet e vendosjes së detyrimit publik gjatë gjendjes së emergjencës.Sot kemi bërë ndryshime të rëndësishme për të adresuar këtë krizë energjetike.
Qëllim është mirëkoordinimi mes Operatorit të Shpërndarjes me ndërmarrjet që ai ka. Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme.
Për të përmbushur këtë detyrim, Balluku tha se nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH-i, të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e kësaj sasie të nevojshme në rast të pamundësisë së prodhimit nga Kaskada e Drinit që është gjeneruesi kryesor i kapaciteteve të KESH.
Balluku: Në ditët në vijim kapacitet do të shtohen nga Parku Fotovoltaik i ndërtuar në digën e HEC-it të Vaut të Dejës. Po ashtu qeveria ka miratuar një projektvendim, i cili i vendos në dispozicion Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare mekanizmat ligjorë që i japin të drejtë të marrë me qira asete gjeneruese termike të energjisë, të shkëmbejë dhe depozitojë apo kryejë transaksione të shitblerjes së energjisë në tregun e lirë.
Ministrja tha se qeveria miratoi një tjetër vendim përmes së cilit ndryshohen indikatorët e vendosur në planin financiar të konsolidimit të sektorit elektroenergjetik të miratuara në vitin 2019 të OSHEE-së.
Balluku: Janë rishikuar indikatorët bazuar në situatën në këtë sektor që prej prillit të 2019-ës që kanë të bëjnë me tërmetin, pandeminë dhe energjinë. Këto situata kanë sjellë një rritje të konsumit, ashtu sikundër ulje edhe të nivelit të arkëtimeve. Të gjithë këto kanë bërë që ne të rishikojmë indikatorë duke i vënë në parametra realistë.
Indikatorët e rinj të ndikuar nga tërmeti i 26 nëntorit, situata e pandemisë dhe kriza energjetike do të jenë në fuqi deri në vitin 2026.
