Rtv Ora siguron raportin, shumica e minorenëve shqiptarë në Itali rezultojnë të përfshirë në vepra penale
Shumë prej të miturve shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në Itali të pa shoqëruar nga prindërit, rezutojnë të proceduar nga autoritet italiane për krime të ndryshme. Sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme italiane, aktualisht janë 403 të rinj shqiptarë, 13 prej të cilëve femra, në ndjekje penale për kryerjen e veprave penale.
Numri minorenëve shqiptarë të pashqëruar me prindërit që po implikohen në vepra penale në Itali ka shënuar rritje.
Nga 1 tetori deri më 30 tetor 2021 janë strehuar në Qendrat Sociale italiane 131 emigrantë minorenë shqiptarë më shumë se një muaj më parë.
Sipas raportit zyrtar, i siguruar nga Rtv Ora e Ora News, deri në 31 tetor 2021 ky numër ka arritur në 1157, duke u renditur të katërtit në listën e kombësive pas atyre me origjinë nga Bangaldeshi që janë 2694, Tunizia 1615, Egjipti 1384.
Ndërsa ata kosovarë janë në vendin e dymbëdhjetë e saktësisht 166 minorenë.
Shqetësuese shfaqet dhe numri i minoreneve vajza shqiptare pa prindërit në këtë shtet.
Sipas Raportit të Ministrisë italiane, janë 28 vajza shqiptare nën moshën 18 vjece e të vetme që janë marrë në kujdesin e shërbimeve sociale, e të dytat në numër, pas atyre nga Bregu i Fildishtë.
Një tjetër dukuri që vihet re në këtë katergori emigrantësh janë edhe minorenët e përfshirë në krime penale.
Në një tjetër raport të Ministrisë së Brendshme Italiane, janë 403 të rinj shqiptarë, 13 prej të cilëve femra, në ndjekje penale për krime të ndryshme.
Në renditjen sipas origjinës minorenë e të rinj emigrantë shqiptarë me probleme me drejtësinë janë të dytit në numër pas rumunëve ndër vendet europiane.
Ndërsa minorenët e të rinj kosovarë me probleme me drejtësinë italiane janë 63, të gjithë meshkuj.
