Sociologu: Atëherë dashuria ishte platonike, sot është kthyer në mishtore
Sociologu, Gëzim Tushi, i cili u dekorua dje nga presidentit Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, teksa flet për rrugëtimin e tij në jetën personale e profesionale ndër vite, pohon se dashuria në kohën kur ai ishte i ri ishte platonike, ndërsa sot është kthyer në mishtore dhe konsumiste.
Në një intervistë për "Ditë e Re" në Rtv Ora, Tushe rrëfen eksperiencat e tij të rinisë.

Gëzim Tushi: "Si çdo i ri në moshën e adoleshencës kam pasur dhe unë ato historitë e mia. Atëherë marrëdhëniet ishin platonike, që t'i bëjmë dallimin nga këto marrëdhëniet tuaja sot. Tani janë konsumiste, mishtore. Atëherë ishin të pamundura, sepse nuk e lejonte shoqëria. Ne ziheshim për vajzat e klasës, i mbronim kur djem të huaj i ngacmonin."
Tushi është autor i 20 librave, dhe puna e Tushit u konsiderohet me ndikim pozitiv qoftë në çështjet e emancipimit të gruas, ashtu edhe me instiutcionin e familjes.

