Mandi Nishtulla paralajmërim Dafit: Burrat nuk shajnë në telefon. Kjo që bën ti nuk është gangsterllëk

Mandi Nishtullës nuk i del inati nga kërcënimet dhe ofendimet që i ka bërë Dafi, bashkëshorti i Silva Gunbardhit.

Sipas versionit të tij, ai tregon ekskluzivisht për D-Night se nuk do të këtë asnjë tolerim për lekët e këngës. Nga ana tjetër ai nuk pranon ofendimet e bëra dhe për këtë ka një mesazh.

Dajana: Çfarë ke për ti thënë bashkëshortit të Silvës?

Mandi: Ai të mos flasë më kështu se ia di të gjitha horlliqet. Nuk është e nevojshme me ofendu. Burrat (dëgjoje Dafi se jam live) nuk shajnë në telefon. Unë të kam ardhur edhe në Tiranë dhe nuk më ke dalë, të kam prit edhe në Durrës e nuk më ke dalë. Kjo nuk është gangsterllëk, por është djersa ime, djersa e fëmijëve të mi. Nuk guxon me ia hongër pasurinë fëmijëve të mi. Ajo është pasuria që kanë dhënë shqiptarët për fëmijët e mi.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte RTV Ora live 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: