"Shëndeti mendor mbi të gjitha" Habit këshilla e princit: Nëse nuk ju pëlqen puna, jepni dorëheqje

Deklarata e princit "rebel"  Harry , ku këshillon të gjithë ata që nuk ndihen të kënaqur në vendin e tyre të punës të japin dorëheqjen, duke thënë se shëndeti mendor është parësor, ka shkaktuar reagime të shumta në Britani dhe jo vetëm.

Në një intervistë për revistën amerikane "Fast Company" Harry deklaroi se është e rëndësishme që punonjësit që janë të pakënaqur nga kushte e punës dhe punëdhënësi, të largohen nga ai vend, pasi shëndeti mendor është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Këshilla e princit shkaktoi një mori reagimesh në Twitter. Një pjesë e përdoruesve e mbështetën këshillën e princit për pikëpamjen e tij se shëndeti mendor duhet të jetë mbi punën, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër, duke i thënë se ai flet nga zona e tij e komfortit, pasi vetë është i pasur e nuk ka probleme ekonomike.