Pirro Dhima sërish i dashuruar, kush është atletja greke që i rrëmbeu zemrën?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2021, 12:17
Katër vite pas vdekjes së bashkëshortes, Pirro Dhima, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetë.
Peshëngritësi Pirro Dhima ka rigjetur dashurinë, shkruajnë mediet greke, pasi zemrën ia ka "vjedhur" atletja greke, Afroditi Skafida.
Çifti u "kap mat" nga shtypi roz, pas një daljeje të përbashkët në një event social.

Si Dhima, ashtu edhe Afroditi Skafida nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe duket se nuk shqetësohen nga blicet e fotografëve.
Kush është Afroditi Skafida?
Afroditi Skafida është atlete e ekipit të Olimpiakos. Ajo ka lindur më 20 mars 1982. Afroditi ka fituar disa çmime në rang evropian dhe botëror në garat për vrapim. Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në emisionin reality-show "Survivor" në Greqi.



