Moderatorja Liesa Haxhiasllani: Viti që lamë i vështirë, për këtë vit që vjen do doja më shumë udhëtime
Bashkë me dhjetorin, atmosfera e festave të fundvitit është ndezur gjithandej. Të ftuara sot në emisionin “Jeto me Orën” ishin Diola Dosti nutricioniste, nënë e tre vajzave dhe Elona Gjylmi, gazetare nënë e një djali si dhe Liesa Haxhiasllani moderator, të cilat folën për atmosferën e festive në shtëpitë e tyre. Elona tregoi se ajo e dashuron këtë periudhë.
“E dashuroj këtë periudhë edhe pse kishim mbi 12 vjet që nuk e vendosnim pemën në shtëpinë tonë për shkak të një fatkeqësie dhe me ardhjen e djalit në jetë,vendosëm që ta zbukurojmë pemën” u shpreh gazetarja. Ndërsa Diola Dosti u shpreh se ky vit i bëri një kleçk të vogël. “Kjo periudha e festive më jep një energji shumë të mirë kemi një energji pozitive. Edhe pse këtë vit doja shumë që t’i festoja vetëm me vajzat por më duket se vajzat do t’I festojnë me gjyshërit dhe babin e tyre. Gjithashtu ky vit ka qenë edhe me shumë sfida për mua por kam marrë shumë gjëra të bukura mësime shumë të bukura” u shpreh nutricionistja.
Kurse Liesa tregoi që ajo jeton larg familjes dhe këtë periudhë mezi e prêt pasi bëhet bashkë me familjen. “Mezi e pres këtë periudhë sepse më bashkon me familjen pasi prindërit e mi jetojnë në Greqi. Majde edhe pemën e kemi bërë që në muajin nëntor. Dritat nuk i heq fare as gjatë pjesës tjetër të vitit pasi më japin gjithmonë një ndjesi festive” u shpreh moderatorja.
Të ftuarat treguan edhe për periudhën kur ato ishin të vogla sesi e kanë përjetuar këtë periudhë dhe ndryshim me tani. Ato u shprehën se gjërat ndryshojnë ndër vite por kjo periudhë mbetet më e bukura. Diola tregoi se kur ishte e vogël mezi priste këtë periudhë pasi ishte në qendër të vëmendjes nga gjyshërit dhe prindërit.
“Kur isha e vogël ne festonim ndryshe madje edhe pemën ma priste gjyshi në pyll, të gjitha zbukurimet i vendosja vetë dhe isha në qendër të vëmendjes ndërsa tani vëmendjen e kanë marrë vajzat. Por dikur jemi kënaqur më shumë edhe pse kishim më pak.” u shpreh Diola Dosti.
Ndërsa moderatorja Liesa tregoi se ky vit ka qenë paska I vështirë për të. “Ka pasur vështirësitë e tij si vit por gjithsesi ka kujtime shumë të bukura, udhëtime gjithashtu edhe pse kam bërë shumë pak , vitin që vjen dua të bëj më shumë udhëtime” u shpreh moderatorja.
Të ftuarat madje kujtuan edhe pjesën e ushqimit gjatë festave ku ishin në një mendje se njerëzit konsumojnë shumë më tepër ushqime se në pjesën tjetër të vitit dhe kjo gjë nuk ka ndryshuar ndër vite. Madje Diola dha disa këshilla që të shmangim sa më shumë ushqimet e rënda para festive “Meqenëse konsumojmë shumë ushqime gjatë festave të paktën para festave të hamë shëndetshëm disa ditë para që mos të kemi vështirësi në shtimin e peshës” u shpreh Diola.
Të ftuarat gjithashtu treguan se ku do të kalojë festat dhe kryesisht është shtëpia ajo që i mbledh së bashku gjatë kësaj periudhe.
