Dashuria më e pastër para, apo pas viteve 90? Ja çfarë thonë qytetarët: Interesi nuk të lë...

Dashuria, ndjenja më e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri. Kush ka qenë më e pastër dhe më e bukur, dashuria para viteve 90, apo pas viteve 90?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RT Ora.

Disa thonë para viteve 90 e disa të tjerë pas 90-ës.

Qytetarët që mbështesin mendimin e parë thonë se dashuria para 90-ës ishte më e pastër, pasi tani interesi është më i madh se dashuria reciproke.

Ndërkohë personat që mbështesin mendimin e dytë, thonë se dashuria pas viteve 90 është më e pastër dhe e sinqertë, pasi sot të gjithë janë të lirë të shprehin ndjenjat e tyre par frikë dhe pa komplekse.