Mandi i Nishtullës: Me Silvën e Dafin do "Shihemi në gjyq" Unë dua lekët që mi kanë dhënë mua shqiptarët

Mandi i Nishtullës thotë se do të takohet në gjyq me Silva Gunbardhin.

 “Do të jem në “Shihemi në gjyq” te dielen me Silvën, Dafin e Alfredin, thotë ai në një intervistë ekskluzive për D- Night mbrëmjen e sotme në RTV Ora ku iu përgjigj akuzave të Silva Gunbardhit.

“Unë dua 30 % tim. 30 Alfredi dhe 30 Silva. 10 % Dafi. Janë lekët që mi kanë dhënë mua shqiptarët. Është kompozimi im. E kam me letra. Silva bashkë me Dafin kanë ardhur tek kënga ime. Silva rren kur thotë marr 10 %. Alfredi thotë unë marr 40 % po 30 % im? Ku shkojnë këto lekë?

"I ka rrejt parja” thotë Mandi i Nishtullës ndërsa shton se nuk ka frikë e do të përballet me ta në rrugë ligjore deri kur të fitojë të drejtën e tij.

Vijojnë debatet dhe replikat në distancë mes Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës. Bëhet fjalë për fitimet në youtubë të këngës “Të ka lali shpirt” 

Ky bashkëpunim me 623 milionë klikime erdhi mes Silva Gunbardhit, partnerit të saj Dafit dhe Mandi Nishtullës.

Mirë po, si pasojë e këtyre klikimeve, vinë shumë të ardhura lekësh nga "YouTube.