"Rotaract Club Tirana", koncert në ndihmë të fëmijëve, ja si do të organizohet

Koncerti “Arts for education” është një evenimente që pritet të mbahet me 8 Dhjetor, nga artistët shqiptarë, qëllimi i të cilit është mbledhja e sa më shumë të ardhurave për të shkuar tek fëmijët në nevojë, për sigurimin e tyre me laptopë. Kjo iniciativë bëri bashkë këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora Eugene Gioni iniciator i projektit, Denis Ibrahimi anëtar në “Rotaract Club Tirana” dhe Andrea Rama drejtor artistik i koncertit “Arts for education”.

Eugene Gioni iniciator i këtij projektit, u shpreh në studio se ideja e këtij evenimenti erdhi si pasojë e kushteve ekonomike të disa fëmijëve, të cilët nuk kishin mundësi financiare për sigurimin e një laptopi dhe pse u nevojitet për të ndjekur mësimet. Më tej ai shtoi se ky koncert vlen për të promovuar artistët tanë jashtë vendit.

'Ishte periudha kur vendi ishte i izoluar për shkak të pandemisë, dhe fëmijët u detyruan të ndjekin studimet nga shtëpia. Shihja nëpër kanalet televizive, fëmijë që nuk kishin anën ekonomike, u mungonte laptopi në shtëpinë  e tyre dhe mundësi për të shkuar te miqtë ishte e pamundur për shkak të izolimit. Kështu që më lindi ideja të bëja diçka për këto fëmijë. Ana tjetër e këtij evenimenti ishte me promovuar artistët tonë, kulturën tonë shqiptare jashtë shtetit. 

Kështu që rashë në kontakt me një artiste shqiptare në Bruksel Iliriana Gjoni, pastaj kam kontaktuar Andrean. Pasi të gjithë ishin dakord me këtë eveniment, kontaktova me “Rotaract Club Tirana” u shpreh Eugene Gioni.

Denis Ibrahimi anëtar i “Rotaract Club Tirana” u shpreh se  “thelbi i club-it është rrotacion, pasi "ne i japim mundësi çdo kujt që të vij dhe të bëhet pjesë e jona”.

Ndërkohë, Andrea Rama drejtori artistik i koncertit “Arts for education” u shpreh gjatë diskutimit në studio se artistët shqiptarë e kishin pritur shumë mirë këtë koncert dhe se ishin të hapur për të bashkëpunuar.

“Artistët kanë qenë shumë bashkëpunues dhe të hapur për këtë aktivitet, ku kemi marrë mesazhe pafund falenderues dhe motivues për marrjen e kësaj iniciative” u shpreh Andrea Rama.