Rriten vdekjet e Covid-19: 393 të infektuar, 7 humbje jete dhe 151 pacientë në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          393

Të shëruar në 24 orë       539

Të shtruar në spitale       151

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310

Raste pozitive                202,295

Raste të shëruara          192,967

Raste Aktive                      6,206

Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146

Fier                 645

Gjirokastër     537

Shkodër          435

Durrës             330

Berat               315

Elbasan           252

Vlorë                207

Lezhë               159

Korçë               89

Dibër                46

Kukës               45