Më shumë me Grip se me Covid
Ditët e fundit te mjeku i familjes pacientët që paraqiten me simptomat e gripit janë më të shumtë se ata që janë të infektuar me Covid. Të prekurit nga koronavirusi janë kryesisht moshat e reja që janë të angazhuara në punë dhe ata që nuk janë të vaksinuar.
Mes personave të prekur me Covid dhe atyre me grip, këta të fundit janë më të shumtë në numër.
Sipas mjekes së familjes, Xhentiljana Nazaj, të infektuarit me Covid janë kryesisht ata që nuk kanë kryer vaksinën.
"Kemi pasur goxha rastet, këto ditët e fundit ka një rënie të rasteve me Covid 19. Pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar."
Dita e Flamurit, ceremoni e "akullt" në Vlorë
28 Nëntor, 12:39
Në qendrën shëndetësore 10 në Tiranë, rastet të cilët rezultojnë me Covid janë më së shumti mosha të reja apo persona aktiv.
"Duke qenë se janë në punë dhe shkolla".
Në qendrat shëndetësore, me heqjen e çadrës në sheshin "Skënderbej", edhe fluksi i personave që kërkojnë të vaksinohen është rritur, sidomos për dozën e tretë.
Paralelisht me injeksionet anti-Covid, ka interes edhe për vaksinën ndaj gripit.
"Vaksinimi vazhdon dhe vëmë re një rritje të interesimit për dozën e tretë anti-Covid dhe vaksinën e gripit."
Mjekët apelojnë që qytetarët të drejtohen në qendrat shëndetësore për tu vaksinuar, në mënyrë që dimri dhe temperaturat e ulta të mos i gjejnë pa përgatitur përballë virozave dhe Covidit.

