Covid ul numrin e të prekurve me HIV, shumica e të infektuarve i përkasin komunitetit LGBT
Covid-19 duket se po ul gatishmërinë e mjekëve në botë për të diagnositikuar sëmundjet e tjera. Kështu ka ndodhur në rastin e HIV/AIDS ku raportohet se rastet e reja janë diagnositikuar me vonesë . Ndërsa në Shqipëri ndoshta prej numrit të ulët të të infektuarve ky problem nuk ekziston dhe gjatë vitit 2021 kemi pasur një ulje të infektimeve me HIV/ AIDS.
Nuk dihet nëse në uljen e numrit të të infektuarve me HIV AIDS ka ndikuar apo jo Covid-19, por fakt është që në vitin 2021 janë diagnostikuar 91 raste , 5 më pak se një vit më parë.
Numrin më të larët mes personave të infektuar e kanë burrat, ndërsa vetëm 1 person është fëmijë.
Gjatë këtij viti kanë humbur jetën për shkak të HIV 10 persona, 5 prej të cilëve raste të reja.
"Numri i rasteve për këtë vit është 91, 65 janë meshkuj d he 26 janë femra. Ajo çka dua të theksoj është diagnoza e vonshme e këtij infeksioni në Shqipëri, pra vazhdon të ngelet një nga problematikat kyçe në Shqipëri. Më shumë se gjysma e rasteve të reja të diagnostikuara këtë vit vijnë nga klinikat."
Sipas Roland Banit, koordinator i programit kombëtar të HIV/AIDS, më së shumti janë burrat dhe djemtë e komuniteti LGBT.
"Siç e patë dhe nga të dhënat 70% e rasteve i takojnë meshkujve dhe pjesa tjetër femrave. Në këtë rast duke pasur parasysh një gjë të tillë, mendojmë që një pjesë e mirë i takojnë komunitetit MSM (meshkujt që kryejnë seks me meshkujt). Fakti që ata nuk e zbulojnë statusin e tyre, që i përkasin këtij komuniteti bën të mundur këtë raport."
Në kushtet e pandemisë Covid, mjekët ekspertë apelojnë personat që jetojnë me HIV që të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi një mbivendosje e tillë do të përkeqësonte gjendjen shëndetësore të tyre.
Prej viti 1993 deri më sot, 1493 raste janë diagnostikuar me HIV/AIDS, nga të cilët 1076 meshkuj.
