Studim: Viagra ilaç kandidat kundër sëmundjes së Alzheimerit
Viagra lidhet me një reduktimin prej 69% të rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit, sipas një studimi të ri amerikan.
Si rrjedhojë, shkencëtarët sugjerojnë se viagra mund të jetë një opsion i ri trajtimi kundër kësaj sëmundjeje të pashërueshme neurodegjenerative, që është shkaku kryesor i demencës tek të moshuarit në mbarë botën.
Mjeku udhëheqës i studimit, Cheng, thotë:"Ne zbuluam se përdorimi i viagrës zvogëloi rrezikun e Alzheimerit tek njerëzit me sëmundje koronare të zemrës, hipertension dhe diabet të tipit 2."
Megjithatë studiuesit theksuan nevojën për prova klinike të rastësishme, të kontrolluara nga placebo në të dy gjinitë për të konfirmuar efektivitetin e ilaçit kundër sëmundjes së Alzheimerit.
Siç vuri në dukje Dr. Cheng, për shkak se gjetjet e studimit tregojnë aktualisht vetëm një korrelacion midis përdorimit të viagrës dhe rrezikut të reduktuar të Alzheimerit, është duke u zhvilluar një provë klinike e rastësishme e fazës 2 për të testuar marrëdhënien shkak-pasojë dhe për të konfirmuar përfitimet klinike të këtij ilaçi.
Gjithashtu po shqyrtohet mundësia e përdorimit të ilaçit në sëmundje të tjera neurodegjenerative si Parkinson dhe sklerozë.
Viagra e njohur edhe si sildenafil, fillimisht u krijua si një ilaç për zemrën për shkak të efekteve pozitive, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke relaksuar ose zgjeruar enët e gjakut.
Më pas mjekët zbuluan se viagra kishte efekt të ngjashëm edhe në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë arteriet e penisit, e si rrjedhojë u përdor për trajtimin e mosfunksionimin erektil te burrat.

