Në Shqipëri 1493 të diagnostikuar me HIV/ AIDS, problem diagnoza e vonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 13:06
Në total, në Shqipëri, janë 1493 të diagnostikuar me HIV/ AIDS dhe 294 vdekje.
Nga të diagnostikuarit janë 1076 meshkuj dhe 417 femra.
Ndërkohë fëmijë nën moshën 15 vjeç janë 47 persona ndërsa të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë 136 raste.
Mbi 50% e rastege janë personat 25 - 44 vjeç, pra ata që kanë më shumë aktivitet seksual.
Shifrat u publikuan në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër HIV/ AIDS.
Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik vlerësojnë se Shqipëria ka një prelevancë të ulët të rasteve por shqetësim mbetet diagnoza e vonë.
"Këta persona kërkojnë ndihmë në stadin kur janë shfaqur simptomat" thone ata.
