"Varianti “Omicron” me simptoma të lehta, Alimehmeti: Në Shqipëri po shkojmë drejt endemisë

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, me të dhënat e deritanishme nuk është shqëtësues, pasi të infektuarit kanë simptoma të lehta. Në lidhje më situatën në vendin tonë, mjeku Alimehmeti thotë se situata është e qetë dhe se jemi duke shkuar drejt endemisë.

Varianti i ri i koronavirusit Omicron, i zbuluar në Afrikë, nuk konsiderohet shqetësuses.

Duke ju referuar të dhënave zyrtare nga Afrika për personat e prekur nga ky variant epidemiologu Ilir Alimehmeti, deklaron se deri tani simptomat janë të lehta.

"Me 24 nëntor Afrika e Jugut ja raportoi këto të dhëna OBSH dhe nuk e di pse kjo ngutje kaq e madhe për të quajtur direkt variant shqetësues brenda 48 orëve. Aktualisht të dhënat nga Afrika e Jugut flasin për një variant që ka simptoma të lehta."

Lidhur me situatën aktuale të pandemisë në vendin tonë, Alimehmeti thotë se jemi duke shkuar drejt endemisë.

"Nuk po shohim valë të vërtetë, po shohim mikrovalë të qëndrueshme në nivele jo të ulëta sepse bëhet fjalë për disa qindra njerëz në ditë poe që nuk marrin një valë të vërtetë. Kjo është zakonisht forma që merr virusi kur shkon drejt endemisë."

Dimrin ai e parashikon me një rritje të rasteve, kjo për shkak të qëndrimit më gjatë në ambiente të mbyllura, por megjithatë, jo më keq se një vit më parë.

"Mund të ketë një shtim rastesh."

Spitalet janë treguesi i situatës në Shqipëri, sipas Ilir Alimehmetit, imuniteti natyral po ndikon pozitivisht.

"Shumica dërmuese janë të paimunizuar, as e kanë kaluar dhe as janë vaksinuar rreth 90%, 10% janë të vaksinuar por që nuk e kanë kaluar dhe nuk kemi asnjë që e ka kaluar përpara. Është lajm shumë i mirë, imuniteti natyror po bën punën e vet, vaksina po bën punën e vet."

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 152 pacientë, ndërsa në një harkun kohor të 7 ditëve janë infektuar 3162 persona dhe kanë humbur jetën 49 pacientë.