Dietologia Kalleshi shpjegon si ta dallojmë alergjinë nga reaksionet ushqimore
Zonja nga Elbasani Xhevahire Vaja, rrëfeu këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, sesi kishte rënë 35 kile nga 135 kg që ishte më parë, në vetëm 8 muaj nga dieta ushqimore.
“Kam qenë 135 kg, dhe kam humbur 35 kg vetëm në tetë muaj. Pasi bëra testin e intolerancës ushqimore, më dolën që kripërat dhe yndyrnat i kisha të larta. Konsumoj 5 vakte në ditë dhe nuk është se lej diçka mangët në marrjen e vlerave ushqyese. Ushqimet që përdor janë integrale, si orizi, makaronat etj. Unë jam intoleranc ndaj yndyrnave, kriprave dhe produkteve të bylmetit. Në fillim vaktet mbanin smuth lëngjet e frutave, dreka me fruta të thata 5 bajame dhe 3 lajthi dhe më pas mish pule, mbasditja ishte një frut”, u shpreh Xhevahire Vaja.
Gjithashtu më tepër rreth intolerancës ushqimore dhe dietave tek njerëzit në studio ishte e ftuar edhe dietologia Anila Kallashi. Ajo u shpreh se produktet që shfaqin intolerancë janë të ndryshme, ku dhe renditi shtatë prej tyre: “Frutat e thata, laktoza, veza, gluteni, misri, sheqernat e përpunuar, disa lloje vajrash, kikiriku, etj”.
Ndër të tjera Kallashi theksoi se është shumë e rëndësishme që të studiohet psikologjia e njerëzve, përpara se t’u përcaktosh dietat. Pasi sipas saj varet sa e përballojnë këtë të fundit.
“Intoleranca ushqimore është në variante të ndryshme, bëhet nëpërmjet gjakut, pështymës dhe me fijet e flokëve. Studimi psikologjik i pacientëve është shumë i rëndësishëm për të ndjekur një dietë dhe regjim ushqimorë, pasi duhet të kuptojmë nëse e përballojnë apo jo regjimin ushqimorë”, u shpreh Kallashi.
