Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

Gjykata e Lartë anulon vendimin e lirimit me kusht të Lulzim Berishës të marrë nga Shkalla e Parë.

Gjykata ka vendosur se Berisha i cili njihet si truri i “Bandës së Durrësit”  duhet të qëndrojë edhe 6 vite në qeli. 

Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi është shprehur se: Do ta kundërshtojmë ligjërisht vendimin e rikthimit në burg të klientit tim Lulzim Berisha.

Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016.

Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. 

Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer