Covid në Shqipëri/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë regjistruar 405 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Të infektuarit që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Fieri 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 548 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 7,459 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405

Të shëruar në 24 orë       548

Të shtruar në spitale       149

Humbje jete në 24 orë     8

Testime ditore                 2,657

Testime totale              1,388,238

Raste pozitive                199,137

Raste të shëruara          188,593

Raste Aktive                      7,459

Humbje jete                      3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880

Fier                703

Gjirokastër     539

Shkodër         489

Durrës             409

Berat              387

Elbasan            340

Vlorë                228

Korçë              213

Lezhë              159

Dibër                64

Kukës              48

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.