Andoni: Escobar prezent në Ballkan, pasi situata është e rëndë, mesazhet vijnë 1 muaj më pas
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se Ardhja e Escobar nuk ka lidhje me kuvendet në PD, por ai do të jetë me shumë prezentë në Ballkan në ditët në vazhdim, pasi situata është shumë e rëndë.
Sipas Andonit Prandaj vizita e Escobar po shfrytëzohet edhe për të dhënë një qëndrim të amerikanëve lidhur me Shqipërinë.
Andoni: Ardhja e Escobar nuk ka lidhje me kuvendet në PD, por besoj se ai do të jetë me shumë prezentë në Ballkan në ditët në vazhdim, pasi situata është shumë e rëndë. Bosnja është në një situatë kritike. Kosova është problematike, edhe pse po bën hapat e saj me një qeveri të votëbesuar, por po përballet me Serbinë me një situatë jo normale. Ndërsa Shqipëria e Maqedonia kanë ankthin e vazhdueshëm për integrimin. Prandaj vizita e Escobar po shfrytëzohet edhe për të dhënë një qëndrim të amerikanëve lidhur me Shqipërinë.
Shqipëria dhe Maqedonia për shkak të peshës së tyre kanë një rol në rajon. Kali i betejës është për t’i mos i afruar shumë sllavët drejt Adriatikut. Po ashtu ndikimi rus dhe aleanca që gati nuk fshihet tashmë me Serbinë. Escobar vjen në Ballkan për mesazhe konkrete. Pavarësisht ajo që mendojmë për Metën, vështirësitë e tij, është momenti që Meta nuk përben me problem për SHBA-të. Ndërkohë nga indiferenca e BE-së është forcuar edhe ndikimi i sllavëve në rajon.
Andoni shtoi se Escobar po jep peshën e vet dhe ndikimin e amerikanëve që kanë në Ballkan, nga ana ekonomike dhe gjeo-strategjike.
Andoni: Escobar po jep peshën e vet dhe ndikimin e amerikanëve që kanë në Ballkan, nga ana ekonomike dhe gjeo-strategjike. Janë disa kanale që duhet të jenë të paprekshme. Ky është një mesazh shprese me ne duke thënë se janë me ne. Prandaj një vizitë e tillë tregon se sa larg është Departamenti i shtetit nga ambasada e tyre. Pas ardhjes së tyre, ka mesazhe që vijnë 1 muaj më pas. Kështu p.sh kampet që do të vinin nga Anglia që dolën me vonë dhe ne e mohuam.

