Kërcënimi i Covidit, mësuesit në punë të pasigurtë për shëndetin

Rreth 60% e mësuesve në shkollat profesionale të vendit thonë se mësimi online nuk është i preferuari i tyre për shkak të vështirësive të shumta me të cilat janë përballur.   

Arsimi profesional është një nga me të goditurit nga pandemia, pasi specifikat e tij e bëjnë të vështirë  zhvillimin e mësimit në distancë.   

Studimi i Agjencisë Kombëtare të Arsimit Profesional  tregon  se sfidat me të cilat janë perballur mësuesit kanë qenë ato të sigurisë së shëndetit por edhe shtimi i turneve.

"E para ka qenë mësimdhënia me turne, orët e shkurtuara, siguria shëndetësore ka qenë një tjetër sfidë."

Rastësisht, por jo e papritur, vështirësia e mësimit online u tregua edhe pas shkëputjes së linjës me Zamira Gjinin, nga Drejtoria e Zhvillimit Arsimor në Ministrinë e Arsimit.

"Vlerësoni pak më tepër mësuesit në ktë sfidë që kanë."

Platformat më të përdorura gjatë mësimit online apo atij të kombinuar, kanë qenë ato të platformave sociale, ndërsa më pak i përdorur ka qenë RTSH SHkolla.

Shkollat profesionale e kanë pasur më të vështirë implementimin e teknologjisë te mësimdhënia, apo te praktika mësimore, ndaj kërkojnë më shumë trajnime në këtë fushë.

"Mësuesit kanë shumë nevojë për trajnim, për përdorimin e platformave dixhitale, planifikimin e mësimit online."

Nga mësuesit e pyetur për arritjet dhe sfidat e procesit mësimor në arsimin profesional, rezultoi se 60% e tyre nuk e pëlqenjë  zhvillimin e mësimit  në distancë, për shkak të vështirësive të shumta.

Kërcënimi i Covidit, mësuesit në punë të