Nga KQZ, Denar Biba drejt Autoritetit të Konkurrencës. PD: Emërim politik

Ish nënkryetari i KQZ Denar Biba, pritet tashmë të marrë detyrën e kreut të Autoritetit të Konkurrencës. Me propozimin e mazhorancës ai është kandidatura e vetme në institucionit që heton situatat monopol apo rritjen e qëllimshme të çmimeve nga disa kompani njëherësh.

Në Komisionin e Ekonomisë opozita risolli në vëmendje akuzat që anëtari i Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Ledio Bianku ngriti ndaj tij për ndërhyrje në Strasburg për ligjin e pronave

“Është akuzuar drejtëpërsërdrejti nga një anëtar i Gjykatës së Strasburgut për ndërhyrje në një çështje në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut"

Por kryetari i komisionit Eduard Shalsi akuzat për ndërhyrje i konsideroi nul, e për këtë solli në vëmendje miratimin e ligjit

Rezerva shprehu dhe Erion Braçe sipas të cilit Biba duhej të paraqitej në komision për të prezantuar programin

“Thjesht e vetëm për forcë zakoni se në mars një komision e parlament tjetër e ka votuar zotërinë nuk shkon”

Pavarësisht debateve, mazhoranca votoi pro kalimit të emrit të Denar Bibës për votim në seancën parlamentare.