Balta mbulon rrugën në Kukës, rrëshqitje dherash në aksin që lidh qytetin me “Rrugën e Kombit”
Balta dhe Inertet mbuluan segmentin që lidh Kukësin me Rrugën e Kombit pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin. Rrëshqitjet në një gjatësi prej qindra metrash bllokuan një krah të rrugës, duke rrezikuar edhe 40 shtëpi.
Reshjet e shiut krijuan probleme në segmendin që lidh qytetin e Kukësit me Rrugën e Kombit.
Në një gjatësi prej gati 100 metrash pati rrëshqitje dherash e për pasojë një krah i rrugës u bllokua.
"Ka një vit që rruga është bërë njëkalimshe nga dykalimshe."
Drejtuesit e mjeteve thonë se kjo situatë e rrezikshme përsëritet sa herë ka reshje.
"Sa investim ka, dy orë pune me fadroma dhe nuk hapet rruga, nuk është normale."
"Jo sot, ka me vite kjo punë".
"Çfarë bëhet këtu, pse nuk pastrohet?"
Krahas bllokimit të rrugës, nga rrëshqitja rrezikojnë dhe rreth 40 shtëpi, të cilat ndodhen në pjesën e sipërme të kodrës.
Ndërkohë siç tregojnë pamjet, kanalet kulluese janë të bllokuar nga balta dhe inertet.






