Edhe në Shkodër 11 policë pozitivë në testin e drogës, do ketë një ritestim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 15:15
11 efektivë policie në Shkodër kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se do të ketë një ritestim, pasi dyshohet se janë bërë gabime në kryerjen e testit.
Pritet udhëzimi i brendshëm i Policisë së shtetit mbi të gjithë procedurën që do të ndiqet.
Vetë efektivët e kanë mohuar faktin se janë përdorues të lëndës narkotike.
Ditën e sotme rreth 20 efektiva të komisariateve të policisë së Tiranës kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike.
Prej 2 javësh efektivat nga drejtoritë e gjithë qarqeve në vend po i nënshtrohen analizës së gjakut dhe urinës për këtë qëllim.
Të parët që i janë nënshtruar testimit për lëndë narkotike janë efektivat që punojnë në sektorët e rendit me më tepër kontakt me qytetarët.

