Durrës: Policia mësyn në shtëpinë e barit, në kat të katërt. Arreston babë e bir dhe 3 punonjës të OSHEE-së

Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi kishin përshtatur në shtëpi droge banesën.
Në kuadër të operacionit “Meshigli”, në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar kannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.
“Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.” njofton policia.
Në pranga kanë rënë shtetasit Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash.
“Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar kannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.”- njofton policia.
Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Konkretisht në pranga kanë rënë D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



