Tirana në pritje të Zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit. Vizita para Kuvendit të Berishës

Në një moment që Ballkani Perendimor po zien nga zhvillimet politike të brendshme, SHBA ka nisur marshimin për ta marrë nën kontroll këtë rajon, i cili po lihet mënjanë edhe nga Bashkimi Europian.

Pas Maqedonisë së Veriut Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar ka planifikuar një vizitë zyrtare edhe edhe në Tiranë, pavarësisht se ambasada amerikane në kryeqytet nuk ka konfirmuar datën.

Por sipas burimeve, për të pritur zyrtarin e Lartë amerikan, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të përshpejtojnë kthimin e tyre nga vizita në SHBA, e cila do të duhej të mbyllej me 9 dhjetor.

Takimet në Tiranë, në të cilat përfshihet edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, do të zhvillohen pak ditë para mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur  “non grata” nga Departamenti  i Shtetit.

Mbetet ende e pakonfirmuar nësë në axhendën e Escobar do të jetë edhe Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Lufta ndaj korrupsionit, integrimi i Ballkanit Perendimot dhe ruajtja e stabilitetit të rajonin janë çështjet të cilat gabriel Escobar do t’u diskutojë me dyer të mbyllura me zyrtarët shqiptarë.

Pak ditë para mbledhjes së krerëve të Bashkimit Europian, Zyrtari i Lartë amerikan nga Shkupi dha një mesazh të qartë për unionin, hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

 Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës si në aspektin kulturor, historik dhe ekonomik. Ju, duhet ta kemi vendin tuaj në atë tryezë. Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja në procesin integrues, në vazhdimin e reformave, që integrimi të bëhet realitet”

SHBA ka paralajmëruar sanksione ndaj zyrtarëve të Ballkanit Perendimor që janë përfshirë në korrupsion.