Zhduket 16-vjeçarja në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 17:18
Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga shtëpia, që prej datës 4 dhjetor 2021.
Denoncimin për zhdukjen e të miturës me iniciale B.Xh e ka bërë e ëma. Ndërkohë policia po punon për gjetjen e saj.
'Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj."- njofton policia.
