Cilin politikan e doni në burg? Qytetarët befasojnë me përgjigjet: Nuk ka radhë...të ikim me vrap që të shpëtojmë!

Që prej kur reforma në drejtësi mori udhë kemi dëgjuar shpesh për kapjen e "peshqve të mëdhenj" të korrupsionit por që nuk ranë kurrë në 'rrjetën' e drejtësisë.

Po vetë qytetarët, cilin nga politikanët do të donin të fusnin në burg? Në rubrikën Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora, qytetarët nuk preferuan të thonë emra pasi mendimi i tyre i përgjithshëm është se të gjithë meritojnë të shkojnë pas hekurave.

"Këta të gjithë për burg janë mos vër radhë kot, nga i pari te i fundit. Ky popull 30 vjet vetëm vuajtje ka. Të gjithë po ikin. Ka mbaruar, të ikim me vrap që të shpëtojmë."

"Të gjithë".

"Asnjë".

"Asnjë, gjynah. Lëri të punojnë. Punojnë bashkë të gjithë bashkë, grumbullojnë të gjithë dhe në fund i ndajnë bashkë. Populli popull është. Meriton populli lekë por nuk u dalin atyre."

"Asnjë nuk ka për tu futur dhe as nuk është futur."

"Sali Berisha i pari, Lulzim Basha i dyti, Ervin Salianji. Nuk di nga PS. Gabime kanë bërë ata nga Kryeministri, ka një kështjellë atje në Surrel. Pa qenë i korruptuar nuk mund ta bëjë".