Çela udhëzim për mbrojtjen e të miturve: Kur autori i dhunës është prind, ti hiqet kujdestaria

Krimet e shtuara ndaj të miturve vitin e fundit kanë vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme. Kryeprokurori, Olsian Çela, ka nxjerrë një urdhër për vartësit ku kërkon që të miturit të mbrohen me polici bashkë me familjen kur janë dëshmitarë të veprave penale. Po kështu udhëzimi parashikon heqjen e kujdestarisë kur autorët e krimeve ndaj të miturve janë prindërit e tyre.

Në një kohë kur të miturit janë kthyer në epiqendrën e lajmeve të kronikës së zezë, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka vendosur të nxjerRë një udhëzim përmes të cilit duhet të veprojne përfaqësuesit e akuzës me qëllim trajtimin e veprave panale të kësaj natyre.

Në dokumentin prej 12 faqesh theksohet se në çdo rast kur i mituri është dëshmimtar apo dhe i përfshirë në krim, prokurori duhet të mbajë anën e tyre.

Në një ndër pikat theksohet se kur një prei prindërve akuzohet për dhunë ndaj fëmijëve veç masës kryesore të dënimit, duhet të kërkohet dhe heqja e përgjegjësisë prindërore.

Ndërkaq kur bëhet fjalë për dëshmimtarë, Olsian Çela kërkon që policia të marrë përsipër sigurinë e të miturit dhe familjarëve për aq kohë sa është e nevojshme.

Në çdo rrethanë kur të miturit do të merren në pyetje atyre duhet tu garantohet psikolog, asistencë ligjore por dhe tu bëhen të ditura të drejtat e tyre.

Por edhe gjatë hetimit prokurori duhet të mbajë në mbikqyrje OPGJ.

Nëse në këto procese do të ketë ankesa, përfaqësuesi i akuzës duhet të ndërhyjë me verifikime e po ashtu nuk duhet të lejojë publikimin e fotove dhe të dhënave të tjera personale që çdojnë në identifikimin e tyre.