Ikën Enkelejdi Joti, Albana Fico emërohet drejtore e QSUT-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2021, 09:17
Prej sot Prof. Albana Fico do të jetë drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Emërimi i saj u njoftua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
"Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend".
Rama në interpelancë sot për "Ballkanin e Hapur"
2 Dhjetor, 09:13
Ajo falenderoi Enkelejdi Jotin për punën e bërë deri më sot si drejtues i QSUT-së.
"Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta".
Albana Fico deri sot ka drejtuar Institutin e Shëndetit Publik dhe është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

