Skandali me pedofilin, udhëzimi: Kush ka kryer krime ndaj fëmijëve, ndalohet të konkurrojë për mësues

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka nxjerrë një udhëzim ku parashikohet se që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë.

Ajo shkruan se ky vendim shmang rrezikun që mund t'i vijë nxënësve nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor.

Kushi: Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore. Ky vendim shmang rrezikun që mund t'i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Pak ditë më parë, vendi u trondit nga një skandal, ku një person i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ishte ripunësuar në Berat si mësues.

Skandali me pedofilin, udhëzimi: Kush ka kryer krime ndaj