Ambasada e SHBA-ve uron 29 nëntorin, gazetari i VOA-s: Gabim i rëndë diplomatik!
Debati lidhur me datën 28 apo 29 nëntor nuk ka lënë as Ambasadën Amerikane këtë vit.
Ambasada e ShBA-ve në Shqipëri ka uruar festën e Çlirimit të vendit, 29 nëntorin përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, në këtë postim ka komentuar edhe gazetari Ilir Konomi, gazetar i Zërit të Amerikës, ndaj ambasadës.
Konomi shkruan se një urim i tillë është një gabim i rëndë diplomatik nga ana e ambasadës kundrejt atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste.
Konimi: Zyrtarët amerikanë nuk e kanë festuar kurrë të ashtuquajturën Ditë të Çlirimit në Shqipëri. Sipas mendimit tim modest, ky është një gabim i rëndë diplomatik nga ana juaj dhe atyre që kanë vuajtur nga shtypja komuniste në Shqipëri duhet të kërkojnë falje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Prej shumë vitesh tashmë politika shqiptare feston e ndarë këtë datë, ku e majta feston 29 nëntorin, ndërsa e djathta 28 nëntorin.


