Aksident në Korçë-Pogradec, përmbyset furgoni me pasagjerë, vetura përfundon jashtë rruge

Gjashtë persona mbetën të plagosur në një aksident në aksin Korcë-Pogradec. Një furgon me rreth 20 pasagjerë u përplas me një veturë që dyshohet se i preu rrugën e për pasojë të dy mjetet përfunduan jashtë rruge.

Një aksidenti i rëndë u shënua në aksin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku të paktën 6 persona mbetën të plagosur.

Një furgon udhëtarësh i linjës Podgorie-Korçë, po udhëtonte pas një veturë në drejtim të Korçës.

Papritur mjeti tip "Benz" ka bërë një manovër për të hyrë në një pikë karburanti dhe i ka prerë rrugën furgonit.

Mjeti me rreth  20 pasagjerë  ka goditur fillimisht veturën, më pas barrierat e rrugës dhe më pas është përmbysur në anë të rrugës.

Mjeti tjetër ka përfunduar në një arë në anën tjetër jashtë rrugës.

Për pasojë 6 persona mbetën të plagosur, nga të cilët 5 udhëtonin si paragjerë në furgon.

Për shkak të numrit të lartë të personave që udhëtonin në dy mjetet e përfshira në aksident në vendngjarje mësohet se shkuan tre ambulanca.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, të plagosurit më rëndë u dërguan në spital për trajtim të specializuar.

Ekspertët e policisë rrugore ndërkohë kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe nxjerrjen e përgjegjësive për ngjarjen që rrezikoi të prodhojë tragjedi në rrugë.

Pogradec-Korçë për shkak të kryqëzimeve të shumta është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve por edhe këmbësorët.

Në 10 muaj, në qarkun e Korçës janë regjistruar 49 aksidente rrugore,  me 8 viktima dhe 54 të plagosur.