E rëndë në Itali: 27-vjeçarja grabitet dhe hidhet nga makina, në koma prostituta shqiptare

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 27-vjeçare shqiptare që punonte si prositutë është grabitur dhe është hedhur nga makina, teksa kjo e fundit ishte në lëvizje.

Sipas mediave italiane, shqiptarja jetonte në Torino, është shtruar në spitalin e Chivasso, ku sipas mjekëve edhe pse nuk është në rrezik për jetën ajo po mbahet nga koma.

Mësohet se vajza ka një plagë në kokë, si dhe mavijosje në këmbën e djathtë. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.

Si ndodhi ngjarja.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat një burrë i është afruar 27-vjeçares ku e ka detyruar që të hipte me makinë.

Më pas ia ka hequr me forcë çantën që kishte në krah dhe pas disa metrash ka hapur makinën dhe e ka hedhur jashtë shqiptaren e cila ndodhet në spital.

Policia po merret  me hetimin e ngjarjes dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.