Ju flet Moska - Arsyeja përse Lulzim Basha në krye të PD-së është shpallur interes amerikan?
Arsyeja përse Lulzim Basha në krye të PD-së është shpallur interes amerikan? Ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Dy gjëra i kanë të qarta njerëzit lidhur me ngjarjet në PD; Basha ka mbështetjen e SHBA-ve, pavarësisht ajo që thotë Berisha.
Pyetja është pse qenie e Bashës në krye të opozitës është shpallur praktikisht interes amerikan, sepse ambasadorja amerikane ka thënë se mbron interesat e SHBA-ve. Pra Basha është një interes i SHBA-ve në vendin tonë.
Në rastin e Bashës i shkon atij si kreu i një partie opozitare. Ama shqiptarët e kanë të qartë se Basha nuk fiton zgjedhje, as lokale dhe as vendore. Ka humbur 4 herë dhe të gjithë e dinë se do të humbë edhe 14 herë.
Basha është i paaftë nga natyra, për të sjellë opozitën në pushtet. Le të zbulohen nga njerëzit se kush janë të aftët. Duhet të njihen në debat brenda partisë.
Nga njëra anë fusin Berishën në listën e zezë dhe hidhet në sulm ai, ndërsa nga ana tjetër mbështesim Bashën dhe përplasen. Kështu opozita futet në kaos dhe do të kemi një opozitë të paralizuar.
