Nga Shqipëria drejt Italisë me 3 kg kokainë në çantën e shpinës, në pranga 29-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 22:04
Një 29-vjeçar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 3 kilogramë kokainë.
Mediat italiane bëjnë me dije se qytetari me shtetësi italiane dhe me origjinë nga Kampania është kapur nga karabinierët gjatë momentit kur ai po zbriste nga një anije e cila po vinte na Shqipëria.
Mësohet se 3 kilogramë kokainë ai i kishte futur tek çanta e shpinës, vlera e të cilës shkonte rreth afërsisht 250.000 euro.
Gjatë kontrollit përveç sasisë së drogës atij iu sekuestrua një makinë, 3 celularë dhe gjashtë mijë euro.
29-vjeçari identiteti i të cilit nuk është bërë me dije për mediat italiane po mbahet në paraburgim, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

