Studentët “luftë” për një abone, pak dokumente në treg, pritje dhe radhë të gjata
Studentët janë përballur me radhë të gjata dhe pritje në pikat e shitjes së aboneve. Dokumenti ka qene i limituar në numër, por pa e marrë atë të rinjtë nuk largohen pasi në të kundërt do të duhet të paguajnë më shumë.
Edhe studentët kanë 3 ditë kohë për të siguruar abonenë e tyre e cila kushton më lire, 600 lekë.
Numri është i limituar, ndaj dhe është krijuar radhë e madhe, pasi mund të mbarojnë.
Pikat e shitjes së aboneve në Tirane u përballën këtë 1 dhjetor me fluks studentësh.
30 minuta dhe akoma më shumë ishte pritja e tyre.
"Rreth 30 minuta ose më tepër."
"Nuk e kam marrë ende, po pres."

Nëse abonetë e tyre mbarojnë, do të detyrohen të marrin atë të përgjithshmen qe kushton me shumë se dyfishi i çmimit, 1600 lekë.
"Ndoshta për faktin që zgjasin vetëm 3 ditë dhe mbarojnë shumë shpejt. Ditën e tretë mund të ngelemi pa abone nëse nuk mbajmë radhë."
"Shumë të limituara, mbarojnë."
Të enjten është afati i fundit për t’u pajisur me abone. Disa pritën dhe e morën e të tjerë që nuk mundën mbase do të vijnë të nesërmen dhe nëse kanë pak fat dhe vijnë më herët do të mund ta sigurojnë.

