Basha: Berisha po poshtëron demokratët, ata do të vijnë në Kuvend në 18, sepse duan bashkimin
I menjëhershëm ka qenë reagimi i krye të PD-së, Lulzim Bashës kundrejt deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Foltorja e Tropojës.
Basha shkruan në Twitter se Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata.
Ai shton se demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD.
Basha: Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i'a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.

