Tropojani-Berishës: Kohët e vështira nxjerrin burra të fortë, ka ardhur koha të prini Shqipërinë

Lideri historik i demokratëve ndodhet ditën e sotme, 1 dhjetor në Bajram Curr ku zhvilloi takimin e radhës me demokratët e Tropojës.

Një nga demokratët e pranishëm në sallë preferoi ta niste diskutimin me Doktorin me shprehjen e një filozofi që thotë:

"Kohët e vështira nxjerrin burra të fortë dhe burrat e fortë krijojnë kohë të mira. Kohët e mira nxjerrin burra të dobët, burrat e dobët krijojnë kohë të vështira."

Ai u shpreh se "për Shqipërinë ka ardhur koha që një burrë i fortë si Sali Berisha të prijë drejt ndryshimeve që duhet të vijnë për vendin tonë."

Demokrati: Ne nga kjo sallë, në emër të të gjithë tropojanëve shprehim mendimin dhe besojmë se Sali Berisha është njeriu i duhur për ndryshimin. Janë hienat e politikës zyrtare të Tiranës ato që krijuan këtë precedent (non grata) në bashkëpunim dhe lobim me gjithë njerëzit antishqiptarë, por jemi të bindur se me revolucionin e ri do ët përmbysim regjimin e narko-shtetit.

Ai u shpreh se është detyrë e PD-së që të arrijë suksese të mëdha për Shqipërinë.