Berisha: Soros kaloi shoqërinë civile dhe reformën e drejtësisë në varësi të PS-së e narko-shtetit
Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Xhorxh Soros ka një armiqësi me të për shkak të veprimeve të Berishës.
Ai theksoi se Soros kaloi shoqërinë civile dhe ia kaloi në shoqëri të PS0së, dhe e ktheu vendin në monizëm, gjë e cila e dëshpëroi shumë.
Sipas tij, Shqipëria sot është narko-shteti pa sistem drejtësie dhe se reformat në drejtësi dhe ajo territoriale kontrollohet nga Soros.
Berisha: Gjatë gjithë karrierës time politike isha përpjekur të kisha marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe këtë jam krenar sepse asnjë komb tjetër sa SHBA nuk ka bërë për lirinë e kombit shqiptar dhe jam admirues i atij vendi. Por unë dalloj atë vend që në letrën e parë nga mafia e Xhorxh Sorosit. Po pse kjo armiqësi e Soros i cili është shumë i fuqishëm, pse kjo armiqësi me Sali Berishën? Asgjë personale nuk kam pasur me të, përkundër e kam pritur siç presin shqiptarët, mirëpo nuk mund të pajtohesha kurrë me veprimet tij për demokracinë shqiptare. Ai mori të gjithë shoqërinë civile dhe siç ishte ja dha PS. Mori të gjitha mbetjet e sigurimet dhe ekstremit të majtë dhe i vendosi në varësi të PS. Çfarë ishte kjo?
Soros kaloi shoqërinë civile dhe ia kaloi në shoqëri të PS dhe na ktheu në monizëm dhe kjo më dëshpëroi shumë. Gjithashtu edhe reforma në drejtësi ishte problem i tij pasi në vitin 2014 fondacioni i tij filloi tryeza të rrumbullakëta për të reformuar drejtësinë dhe ndryshimet kushtetuese, por pa treguar se në plan strategjinë ishte ndryshimi kushtetues në Shqipëri, reforma e drejtësisë dhe reforma territoriale, por kur hakerat ia nxorën, u mor vesh se këto ishin të Soros. Por çfarë është Shqipëria sot është narko-shteti pa sistem drejtësie.

