Vlorë, 61-vjeçari rrëzohet në banesën e tij, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2021, 17:50
Një 61-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në banesën e tij në Vlorë.
Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e shtëpisë e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 , shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

