Haklaj: Berisha ja ka atribuar Bashës të gjitha meritat, tani sillet si ‘Mato Gruda’

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj, është shprehur se ish-Kryeministri Sali Berisha ia ka atribuuar Bashës të gjitha meritat.

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se Basha mori vendimin vetëm për pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD në mënyrë që të mos krijonte përçarje mes partisë.

Teksa ka komentuar ‘Foltoren' e Berishës, Haklaj shprehet se lideri historik po bën fushatë, ndërkohë ngre pikëpyetjen se përse Berisha mori këtë nismë pas 9 nëntorit.

Azgan Haklaj: Pse nuk e mori Berisha këtë nismë para 9 shtatorit po vetëm pas 9 shtatorit. Berisha ja atribuoi të gjitha sukseset që nga pasaporta, Nato, lëvizja e lirë, Bashës.

Basha më 9 nëntor për tymos përçarë PD, mori një vendim vet, nuk e pezulloi por e përjashtoi Berishën. Berisha tani ka filluat një fushatë, intriga, shantazhe, intimidime, miklim sedre, falje, herë sjellje si ‘Mato Gruda’ herë del e kërkon falje, pastaj thotë do rithemelojë PD. Tani si ec ai? Ne nuk kemi një shifër të saktë të delegatëve, thanë se janë 4200 firma në kasafortë, ndonëse dolën disa të falsifikuara. Nëse dy ose tre formularë janë të falsifikuara  krejt procesi bëhet nul. Kush e di se si janë mbledhur firmat. Ai mund të ketë 4200 firma por jo delegatësh.

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.