Trageti nga Brindisi nuk ankorohet dot në portin e Vlorës, 129 pasagjerë në det të hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2021, 10:26
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet këtë të martë për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.
Mëngjesin e sotëm sapo u akostua, këputi gjithë litarët dhe doli përsëri në radën e Vlorës në pritje për përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike të cilat sipas kapitenerisë së portit pritet të jenë mbas orë 12:00.
Sakaq 129 pasagjerët, të cilët udhëtonin me këtë traget nuk kanë mundur të zbresin duke qëndruar në det të hapur.

