Topi i Artë për Lionel Messin. Ja çmimet e tjera që u dhanë në ceremoni
Në Paris u zhvillua ceremonia e madhe e mbrëmjes Gala e cila kulmoi me dhënien e “Topi i Artë”, çmimit më prestigjoz për karrierën e një lojtari të futbollit.
Lionel Messi ishte fituesi i madh i mbrëmjes me argjentinasin që fitoi Topin e Artë, të shtatin në karrierë si asnjë lojtarë tjetër në planet duke mundur kështu konkurencën me Robert Lewandowskin.
Por nuk ishte vetëm ky çmim që u dha në “Théâtre du Châtelet” buzë lumit të Senës në këtë ceremoni, një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862 dhe ku në vitin 2019, u zhvillua edhe ceremonia e fundit me Lionel Mesi sërish fitues.
Çmimin portierit më të mirë të vitit, trofeu “Lev Yashin” shkoi për heroin e Italisë në Euro 2020, Gianluigi Donnarumma që merr kështu premion për një vit fantastik.
Kemi fituesen e Topit të Artë për femra e cila është spanjollja Alexia Putellas e cila triumfoi në Champions League për femra me fanellën e Barcelonës.

Robert Lewandowski u ngushëllua me çmimin një çmim në Paris. Polaku u shpall si sulmuesi më i mirë i vitit pas një “mali” me gola qe shënoi me Bayernin dhe Poloninë.
The striker of the year award goes to… Robert Lewandowski ! ???? #ballondor pic.twitter.com/OEy9mlSjki
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021
Çmimin e parë të akorduar këtë mbrëmje ishte për lojtarin më të mirë të ri ose trofeu Kopa që shkoi për spanjollin Pedri i cili shkëlqeu këtë sezon me Barcelonën dhe me Spanjën në Euro 2020.
Pedri is your 2021 #kopatrophee! #ballondor pic.twitter.com/B2zYICnOFG
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021
Chelsea u shpall klubi më i mirë I vitit. Një çmim i ri i përfshirë ketë vit nga “France Football”. Ekipi londinez fitoi Champions League ndërsa ekipi për femra u shpall kampione në Angli./Ora News/.
