Edhe një ditë kohë për të liruar shtëpitë, banorët e Kombinatit kërkojnë shpronësim nga Bashkia

Banorët në Kombinat kanë dhe një ditë kohë për të liruar shtëpitë pasi nga bashkia Tiranë janë njoftuar që duhet të largohen pasi në zonë pritet që të ketë ndërtime të reja për interes publik në funksion të proçesit të rindertimit. Banorët thonë se ato nuk kanë marrë bonus qeraje dhe as nuk dinë nëse do të shpronësohen, ndaj kërkojnë një zgjidhje nga bashkia Tiranë.

Nesër është dita e fundit e afatit që bashkia Tiranë ka lënë për banorët e Kombinatit.

Banorët janë njofuar më datë 18 nëntor për lirimin ë shtëpive pasi në zonë, sipas njoftimit, pritet që të ketë ndërtime të reja për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimit.

Por banorët duket se ende nuk janë gati për lirimin e shtëpive, pasi ende nuk ju kanë dhënë asnjë njoftim nëse do të marrin bonus qeraje dhe a do të shpronësohen.

"Nuk jemi gati se nuk kemi marrë bonus qiraje dhe asgjë. Pa u marrë me vesh me këta të bashkisë nuk kam ku shkoj."

"Të vijnë të shembin shtëpitë dhe të na zënë brenda."

Banorët thonë se ky njoftim i ka gjetur të papërgatitur pasi në kryeqytet është shumë vështirë për të gjetur shtëpi.

"Nuk kam ku shkoj."

Sipas tyre shtëpitë janë shumë shtrenjtë dhe ato si përballojnë qeratë.

"Kam kërkuar për shtëpi me qira dhe nuk ka në asnjë vend, vetëm 350 euro, unë kam katër kalamaj."

Zgjidhjen e kërkojnë nga bashkia Tiranë.

"Bashkia të na gjejë strehë."

Në zonën e kombinatit janë mbi 300 shtëpi që priten të shemben në funksion të procesit të rindërtimit.

IKMT nga ana e saj ka njoftuar se në zonë do të shkojë më datë 1 dhjetor për të vënë në zbatim njoftimin.