Presidenti emëron kryeministrin e Çekisë pas një dhome xhami. Shikoni videon
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman emëroi Petr Fiala si kryeministër nga një dhomë me xham për shkak se ditë më parë doli pozitiv me koronavirus.
Petr Fiala është udhëheqësi i aleancës së qendrës së djathtë.
Ceremonia u mbajt te dielen e 28 nëntorit duke respektuar protokollet kundër pandemisë.
Qeveria e re çeke do të duhet të përballet me valën e re të infektimeve me koronavirus, që po rrezikon të mbingarkojë spitalet. Po ashtu, sfidë për ekzekutivin e ri do të jetë kriza energjetike, pas kolapsimit të një ofruesi të madh të energjisë. Koalicioni ka thënë se planifikon që ripunojë buxhetin e shtetit për vitin 2022, me qëllim që të zvogëlojë deficitin e lartë.
Qeveria e Adrej Babish më 25 nëntor ashpërsoi masat kundër koronavirusit, përfshirë edhe ndalimin e tregjeve të Krishtlindjes.